Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik, i cili ka sjellë reshje shiu intensive në vendin tonë dhe Kosovë. Sot moti do të vijojë i paqëndrueshëm me reshje me intensitet mesatar dhe reshje bore në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/9°C
Zonat e ulëta 7/16°C
Zonat bregdetare 10/16°C.
Diskutime rreth kësaj post