Ditën e sotme, kanë nisur reshjet para të dëborës në zonat malore të Korçës, ku mësohet se momentalisht reshje më të shumta ka në fshatin Dardhë, në lartësinë mbi 1600 metra.
Bëhet me dije se akset nacionale dhe rurale, aktulisht janë të qarkullueshëm normalisht, ndërkohë për drejtuesit e mjeteve, këshillohet lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimëror.
Sipas meteorologëve, gjatë ditës së sotme do të ketë reshje dëbore edhe në zonat veriore, si dhe ulje temperaturash.
Diskutime rreth kësaj post