Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni, shprehet se liderët drejtues të politikës shqiptare nuk duan t’i hapin listat. Gjoni paralajmëron zhvillime të reja, pasi sipas tij inati popullor do të jetë i fortë.
“Është e qartë se ata të tre nuk duan t’i hapin listat ndaj dhe mazhoranca ka refuzuar t’a trajtonte iniciativën ligjore që kam propozuar që në Janar për ndryshim sistemi e për hapje listash, e cila mbështetet prej 50 mijë qytetarë e familjet e tyre.
Sot këta janë në unison si valltaret në filmat e Bollywoodit, për të bllokuar çdo ndryshim që kërkojnë shqiptarët e për të ruajtur stabilokracinë e tyre në kurriz të demokracisë tonë.
Por ‘Dimri po Vjen’ dhe inati popullor me ta do të jetë i acartë. Duhet t’ua prishim vallen…”, shkruan Ralf Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post