Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Mançester United shoqërohet edhe me dilemën për numrin e fanelës që portugezi do të mbajë në këtë sezon.
Numri 7, me të cilin ai identifikohet që prej sezonit të shkuar mbahet nga Edison Kavani dhe rregullorja e Premier Ligës nuk e lejon që të ndryshohen numrat nëse sezoni ka nisur.
Një hipotezë ishte për numrin 77, por në kampionatin anglez nuk ka numra përtej 50. Edhe numri që 9, që Ronaldo mbajti në vitin e tij të parë në Madrid është zënë nga Marcial. Me shumë gjasa, portugezi mund të mbajë numrin 28, të cilin e mbante kur ishte pjesë e Sporting Lisbonës.
Diskutime rreth kësaj post