Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në Kuvend dhe të japë sqarime lidhur me çështjen e McGonigal.
Përmes një postimi në “Facebook”, Açka i kërkon Ramës që t’ i japë shpjegime shqiptarëve dhe të tregojë që liderët nuk janë vetëm për privilegjet, por edhe për të dhënë llogari.
“Dil nga bunkeri z. Rama!
Shko në tempullin e kësaj republike!
Shpjegoju shqiptarëve; liderët nuk janë vetëm për privilegjet, por edhe për të dhënë llogari!”, shkruan Açka.
Në një tjetër postim të saj, Açka shkruan se Rama dëshironte pushtet absolut tani dueht të bëjë një shpjegim të tillë.
“Edi Rama duhet të vijë të shpjegojë “virgjinitetin” e tij politik në çështjen e patronazhimit të një druri të shtrembër të FBI-së.
Nuk i dilnin patronazhimet në Shqipëri, kishte oreks të madh.
Deri tani ka vite që krekoset në Parlament për bēmat e tij pro shqiptarëve, që e dorovitën me pushtet. Tani të shpjegohet në Parlament pse ua nxiu fytyrēn shqiptarëve.
Donte pushtet absolut, duhet të bëjë shpjegim absolut”, shkruan Açka në një tjetër postim.
Diskutime rreth kësaj post