Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Buci duket se nuk e ka përjetuar mirë përjashtimin e Metit. Meti Alshiqi u përjashtua me vendim nga ‘Vëllai i Madh’, pas një përplasje të ashpër me Blerandon.
Pa cekur emra, Buci ka thënë se dikush “luan pisët”, derisa i ka këshilluar banorët e tjerë të përmbahen nga situatat eskaluese, sepse sipas tij qëndrimi brenda shtëpisë së famshme është një luftë nervash.
“Këto janë provokime të lojës, nuk bën me ra nën ndikim të dikujt tjetër. Janë provokime të rënda, duhet të ruajtur nervat sepse dikush luan kështu fëlliqtë”, ka thënë ai mes tjerash.
Meti u përfshi në një debat të fortë me Blerandon, pasi ky i fundit në rolin e ‘kapitenit të shtëpisë’ vendosi rregullat për të kryer punët.
Duke shprehur pakënaqësitë e tij për këtë, Meti hyri në një diskutim të ashpër që si rezultat i sjelljes së tij erdhi vendimin për diskualifikim.
Diskutime rreth kësaj post