Daliq mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por dha dorëheqje në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, informon albinfo.ch.
Gjithë bota i ka drejtuar sytë për finalen e 15 korrikut, Francë-Kroaci, ndërsa në kohën kur të dyja skuadrat janë tepër të njohura, ajo që ka bërë përshtypje të madhe është suksesi i trajnerit kroat Zllatko Daliq. Dikur ai punonte në Shqipëri dhe Gjirin Persik. Por tashmë ai është zbulimi i KB.
Prej në tetor 2017, kryetari i federatës kroate, Davor Suker emërtoi Daliqin si drejtues të kombëtares kroate. Ishte zgjidhje e papritur, pasi 48 orë më vonë Kroacia duhej të luajë për pjesëmarrje ose jo në KB. Kroacia doli në vendin e dytë në grup, pas humbjes kundër Islandës dhe Turqisë, si dhe një barazim kundër Finlandës. Ishte një “situatë katastrofale”, kujton Lluka Modriq.
Karriera e Daliqit filloi me klubin e Varteksit (2005-2007) dhe Rijekës (2007-2008) në Kroaci. Më pas mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por dha dorëheqje në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, informon albinfo.ch.
Odiseja e Daliqit pas një qëndrimi të shkurtër në Kroaci, do zhvendosej në Lindjen e Mesme ku do udhëhiqte me Al-Hilal dhe Al-Ayn dhe vetëm në tetor 2017 u vendos në Kroaci për ta çuar klubin në finale kundër Francës.
Ky padyshim që është zbulimi i Botërorit.
Diskutime rreth kësaj post