Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga qyteti i Pukës. Dikur, në këtë qytet thotë Rama, kur shkoje “ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin”.
Por sot, “është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug”.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me Pukën, që kur shkoje dikur ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug, ju uroj një fundjavë të bukur” – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post