Gazetarja Klodiana Lala ka zbërthyer të gjithë dinamikën e sherrit mes ish-shoferit dhe kryebashkiakut, ndërsa thekson se mes tyre ka pasur konflikte në të kaluarën.
Sipas saj kryetari i Bashkisë ka mbërritur fillimisht në punë ku do takohej me stafin dhe gazetarët. Ka parkuar makinën dhe aty ishte ish shoferi Saraçi. Kanë debatuar dhe janë ngjitur për në zyrë. Tushe i ka kërkuar të sqarohen lart në zyrë.
Debati mes tyre ka vijuar me tone të ashpra dhe ai ka nxjerrë granatën dhe e ka hedhur. Sekretarja e tij është plagosur më rëndë. Bashkia ka kamera dhe policia i ka sekuestruar ato. Mes Tushës dhe Saraçit ka patur konflikte të vazhdueshme që kane çuar pastaj në largimin e tij si shofer. Ka dyshime që Tushe i kishte edhe një borxh Saraçit. Ky i fundit ka dyshime te ishte përfshirë ne veprimtari kriminale. Po hetohet e kaluara.
Diskutime rreth kësaj post