Gazmend Ukjashi, ishte në një rrëfim si kurrë më parë sot në “S’e Luan Topi” në Top Channel.
Ish-banori i BBVIP, tregoi për herë të parë për marrëdhënien e ftohtë që ka me motrat e tij, të cilat dikur i kishte pikat e dobëta.
“Motrat e mia ishin pikat e mia të dobëta, i kam ndihmuar shumë. Unë e kam pasur dashurinë maksimum për to, ardhja e Suelës në shtëpi theu ca gjëra. Gjithmonë kam dashur ta analizoj, duke qenë të mësuara që gjatë gjithë jetës që kam ato si dashuri, nuk e kuptuan dashurinë time për Suelën. Ky ishte momenti që ndjeva një lloj kështu. Ato ishin dakord, por pasi e vunë re që unë e doja shumë Suelën, nuk ishin mësuar me këtë vëlla kështu. Ia kam shpjeguar por nuk e kanë kuptuar që bashkëshortja është personi më i rëndësishëm i jetës. Kanë zgjedhur të ishin pak më të ftohta me mua, nuk jemi si dikur. Është një marrëdhënie e ftohtë, jo si do doja unë të ishte. Kam qenë si baba për to, por e respektoj vendimin e tyre. Motra e madhe është drejtoreshë kolegji në Amerikë, është një nga njerëzit rekord në botë për shkollë. Kur më iku nona erdhi, u takuam, folëm. Nuk kemi ngrohtësinë e një vëllai dhe një motre, nuk është se kemi ndonjë problem me njëri-tjetrin, por nuk është dashuria siç e kemi pasur”-tregoi Gazi.
Diskutime rreth kësaj post