Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj ka folur për fëmijërinë e tij, të cilën e ka kaluar në qytetin e lindjes në Lezhë. Për herë të parë, ai ka zbuluar se kur jetonte në Lezhë ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.
Teksa flet për kujtimet e tij në vendlindje, ai shprehet se në këtë qytet ka kaluar shumë aventura, ndërsa thotë se kur shkon tani në Lezhë në mendja i vjen fëmijëria.
“Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.
Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme.
Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë”, u shpreh aktori në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Ai ka treguar periudhën e vështirë që ka përjetuar në Lezhë në ’97-ën. Zenelaj shprehet se në Tiranë ka ardhur vetëm për shkak të trazirave sepse planet e tij ishin që të qëndronte në Lezhë dhe të studionte në Akademinë e Policisë.
Diskutime rreth kësaj post