Politika nuk ka arritur të gjejë presidentin që do të zëvendësojë Ilir Metën pas 24 korrikut. Demokratët dhe socialistët kanë dështuar të gjejnë një emër konsensual, duke djegur raundin e parë vetëm për procedurë.
Ora 16:00 e së dielës ishte afati i fundit për dorëzimin e ndonjë kandidati me firmat e 20 deputetëve por zyrtarisht nuk është regjistruar asnjë kandidat.
Për hir të dialogut mazhoranca dhe opozita pas seancës së posaçme të së hënës në orën 17:00 do të rinisin diskutimet për emrat.
Demokratët kërkojnë ë propozimi i parë të jetë i opozitës dhe pikërisht për këtë, Enkelejd Alibeaj po pret një qëndrim zyrtar nga socialistët.
Por, në ndryshim nga PD dy grupet e tjera parlamentare, PDIU dhe Mediu duan një president politik.
Ndërsa, negociatat do të vijojnë për raundin e dytë Komisioni i Rithemelimit është përjashtuar nga mazhoranca, madje duke përjashtuar nga procesi çdo emër që mbështetet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nëse PS do të marrë në konsideratë kërkesën e Opozitës që tri raundet e para me 84 vota të marrin në dispozicion kohën maksimale që lejon kushtetuta, raundi i dytë do të zhvillohet më 23 maj./Oranews
Diskutime rreth kësaj post