Intimiteti është një element kyç në një marrëdhënie. Së bashku me besimin, komunikimin dhe dashurinë, seksi është gjithashtu një nga faktorët më të rëndësishëm për jetuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të suksesshme. Madje shumë studime kanë zbuluar se çiftet që kanë një jetë aktive seksuale janë më të lumtur si edhe jetojnë më gjatë. Ndaj ne kemi përgatitur një listë me disa ushqime afrodiziake natyralë të cilët do ta gjallërojnë më shumë jetën tuaj seksuale.
Vanilja: Vanilja është një aromatizues i fuqishëm që përveç shijes dhe erës së këndshme ka edhe aftësinë që të provokojë hipotalamusin, një zonë të trurit që është përgjegjës për memorien dhe emocionet. Kur konsumohet, vanilja përmirëson aftësitë seksuale dhe shton ndjenjën e kënaqësisë gjatë seksit.
Avokado: Avokado është një superfrut i pasur me antioksidantë dhe proteina. Konsumimi i avokados përmirëson shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në këtë mënyrë dhe jetën tuaj seksuale. Veç kësaj, avokado është e pasur me vitaminën E e cila ndihmon në prodhimin e hormoneve të tillë si testosteroni dhe estrogjeni të cilët stimulojnë dëshirat seksuale.
Bananja: Bananet mund të ndikojnë shumë në jetën tuaj seksuale pasi janë të pasura me kalium, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për muskujt, si dhe me vitaminë B e cila është e rëndësishme për prodhimin e hormoneve seksuale.
Shega: Shegët janë të pasura me antioksidantë të cilët bëjnë të mundur përforcimin e enëve të gjakut duke lejuar që në to të kalojë më shumë gjak dhe në këtë mënyrë të rritet dhe ndjeshmëria seksuale.
Luleshtrydhet: Luleshtrydhet gjithashtu janë të pasura me antioksidantë të cilët përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Një bonus që kanë luleshtrydhet është se mund të kombinohen dhe me çokollatën, një tjetër afrodiziak i fuqishëm, duke rritur në këtë mënyrë dëshirën tuaj seksuale.
Diskutime rreth kësaj post