Para rreth 25 viteve, Shqipëria ishte si Korea e Veriut. Gjurmët e epokës së komunizmit janë ende në këtë vend, ndonëse kanë ndryshuar aq shumë. Plazhet dhe vendet kulturore- një pjesë padyshim për t’u vizituar.
Kështu e nisin artikullin gjermanët “Die Welt”, të cilët janë të radhës në mesin e mediave prestigjioze që shkruajnë dhe sugjerojnë Shqipërinë turistike.
Për disa dekada, shpjegojnë ata, regjimi ishte shumë mizor me qytetarët e tij, duke i shtypur dhe izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në mars të 1991 njerëzit i lejuan që të udhëtojnë të lirë për herë të parë. Ndërsa sa i përket turizmit, gjermanët i referohen Shqipërisë si vendin ku, thjeshtësisht, t’i mund ta eksplorosh për malet, muzetë, kalatë dhe detin.
“Ti ndihesh i mirëpritur sapo mbërrin në këtë shtet. Dhe kjo patjetër, pasi mikpritja është e madhe”, vijon të shkruhet në artikull. Turizmi shqiptar, sipas tyre, ka shpresa. Shumë të huaj po e vizitojnë, sidomos pjesën e rivierës.
Madje sa i përket Sarandës, kemi vënë re rritje të dëshirës së turistëve. “Një vend magjepës Riviera shqiptare, me detin Jon të mrekullueshëm, me vende të pashkelura dhe me 300 ditë me diell në vit”, shkruajnë gjermanët./monitor/
Diskutime rreth kësaj post