Koment nga Ervin Shkulaku
Nëse qeveria e drejtuar nga Edi Rama projektligjin/paketën/ndërhyrjen në ligjin aktual për shpifjen do ta hartojë në harmonizim me Bashkimin Evropian, meqënse duket se po lufton për tu bërë pjesë e saj, atëherë vështirë se do të fitojë ndonjë betejë në gjykatë me Qytetarin Dixhital të Sali Berishës.
Arsyeja është e thjeshtë por që çuditërisht nga shumë debate nëpër media që u bënë për të askush nuk e ka përmendur.
Qytetari Dixhital mund të klasifikohet si “Sinjaluzues” dhe tashmë sinjalizuesit kanë marrë tepër fuqi në BE pasi ia ka dhënë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Për shtjellimin e Sinjalizuesit flet qartazi edhe ekspertja e njohur në Kosovë, Flutra Kusari e cila në një shkrim të sajin thotë: “Sinjalizimi është e drejta e një personi që të raportojë ose shpalosë informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekst të marrëdhëniës së punës, qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat. Për më tepër, është e drejtë e punëtorit (dhe jo vetëm) të shprehet lirshëm në vendin e punës pa pasur frikë nga hakmarrja. Sinjalizuesit gëzojnë mbrojtje të veçantë, sepse ata shpesh janë personat e vetëm që kanë informacione për ndonjë cenim të interesit publik.”
Prandaj duke u bazuar në raportimet e Qytetarit Dixhital shpesh herë kanë qenë të vërteta, gjysëm të vërteta, pak të vërteta ose totalisht jo të vërteta, Qytetari Dixhital është një sinjalizues.
Edhe sikur të mos jenë të vërteta raportimet e tij, c’rëndësi ka? Ky është një Sinjalizim dhe BE i respekton ata. Madje edhe kur ka vetëm dyshime sërish mbrohen Sinjalizuesit.
Për këtë arsye qeveria duhet t’i marrë parasysh risitë në BE dhe ta hartojë edhe ajo një projektligj të tillë ose t’ja bashkangjitë kësaj paketës së famshme anti-shpifje. Ky projektligj është hartuar edhe në Kosovë dhe tashmë Komisioni Evropian e ka proceduar që një projektligj të tillë ta kenë të gjitha vendet e Bashkimin Evropian.
Vlen të theksohet se Sinjalizuesit nuk janë as informatorë as spiunë dhe pikërisht për këtë ky ligj do i mbrojë që të mos paditen nga shteti për spiunazh.
Nga ana tjetër është e vërtetë se edhe lufta kundër Fake News po vazhdon por në Shqipëri nuk është shumë me ndikim pasi shumica dërrmuese lexojnë mediat e fuqishme ose tradicionale të cilat farë rrallë mund të hedhin lajme të dyshimta si Fake News.
Qeveria Rama t’i besojë lexuesëve pasi ata janë tepër të zgjuar dhe dinë tu besojnë mediave të vërteta dhe të mos merret me paketa anti-shpifje. Ndër arritjet më të mëdha të njerëzimit është lirija e të shprehurit.
Diskutime rreth kësaj post