Ish-ministëri i Shëndetësie Tritan Shehu thotë se kurba anormale në Shqipëri tregon se diçka nuk po funksionon në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Ai ka shtuar dyshimet rreth numrit të të infektuarve.
“Kurba është anormale në Shqipëri. Është një kurbë pa trend, që tregon se diçka nuk funksionon dhe nuk shkon. Anëtarët e Komitetit Teknik duhet të japin shpjegime për këtë kurbë të çuditshme, që nuk e gjen në asnjë vend tjetër.
Mendoj se ajo që nuk shkon lidhet me numrin shumë të vogël të testimeve, gjë që nuk të lejon të dalësh në përfundime. Së dyti, metodologjia lë shumë për të dëshiruar. Së treti, kurba duket sikur lëviz me çelës poshtë tavolinës, në bazë të konjukturave politike.
Së katërti, masat që merren janë joracionale dhe i fusin qytetarët në hapësira të ngushta, duke mos i lënë që të dalin në hapësira të hapura”, shpjegoi Shehu për A2.
Diskutime rreth kësaj post