Prej disa kohësh pedagogët shqiptarë bëjnë protesta. Këtë të mërkurë në “Bardh a Zi” në “gjyq” është çuar protesta e pedagogëve. Të ftuar në studio janë pedagogu Sandër Kovaçi dhe Klodeta Dibra të cilët mbajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me protestën dhe gazetari Renaldo Salianji.
Kovaçi shpjegoi se sindikata dhe pedagogët nuk i nxorën nga asgjëja por se kërkesat janë bërë qysh në vitin 2019, por shtoi ai, një përgjigje nuk është marrë.
“Në 2020 jemi paraqitur në ministri me kërkesat tona, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Dyfishim investimesh. Mjekët s’e kanë në mend të zgjohen të kërkojnë të drejtat e tyre. Unë kam që në vitin 2001 protestoj.”
Zonja Dibra nga ana tjetër thotë se është skeptike ndaj protestës nisur nga vetë fakti që ajo vetë është informuar nga mediat. “Që funksionon sindikata, nuk e dija,” thotë ajo.
“Nga 2005 e deri më sot kjo sindikatë ka qenë e vdekur. Zgjohet pas gjumit letargjik dhe na rreshton një sërë kërkesash, që për kohën gjykoj se janë të papërshtatshme. Kërkesat akademike janë legjitime.”
Gazetari Renaldo Salianji i kujtoi Kovaçit se pedagogët po protestojnë për pagë dhe nuk po i japin prioritet cilësisë së universiteteve, mënyrën sesi zgjidhen pedagogët e rinj etj.
Por Kovaçi shtoi se pa financimin e duhur, edhe cilësia e universiteteve do të jetë e ulët. Nga ana tjetër, pedagogia Klodeta Dibra theksoi se Shqipëria ka nevojë të ndihmojë disa shtresa në kufirin e mbijetesës jo pedagogët.
Diskutime rreth kësaj post