Një borxh prej 9 mijë lekësh për pak ka përfunduar në krim të rëndë, por përplasja me armë është shmangur nga Policia e Dibrës e cila ka vënë në pranga të dyshuarin.
Policia e Dibrës ka marrë informacion se në orët e pasdites dy persona në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, kishin nisur një konflikt me njëri-tjetrin, që po përshkallëzohej në orët e mbrëmjes. Njëri prej tyre, Jetmir Kade 35 vjeç, kishte një armë zjarri automatik kallashnikov me vete.
Ai u vu në pranga nga policia.
Kade ishte konfliktuar me A.D, për një sasi lekësh rreth 9 mijë lekë që ky i fundit ja kishte borxh .
Konflikti ishte përshkallëzuar në ofendime e kërcënime në orët e mbrëmjes , ku Jetmir Kade , kishte marrë armën e zjarrit, dhe dyshohet se ka qëlluar në ajër para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 metra larg banesës për tu sqaruar me A.D.
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Diskutime rreth kësaj post