Kompozitorja Diana Ziu ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave për akuzat e ndryshme drejtuar Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut të cilat organizojnë këtë vit Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.
Sot Alketa ka reaguar për herë të parë duke i kthyer përgjigje ndjekësve në Instagram duke i siguruar se në festival do të ketë meritokraci.
“Presim të shikojmë korrektësi që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua”, shkruan ndjekësi. “Patjetër, fitore me meritë”, i përgjigjet Alketa.
“Të ketë meritokraci”, i shkruan një ndjekës tjetër. “Të siguroj për këtë”, i përgjigjet moderatorja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post