Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Kamëz për një takim me banorët e zonës në kuadër të protestës së 16 shkurtit.
Basha shoqërohej nga kryebashkiaku Xhelal Mziu i cili e çoi në një shkollë ku fëmijët mësonin me turne.
Pjesë nga dialogu:
Një nga demokratët që shoqëron Bashën: Kalamaja, hajdeni se erdhi kryetari! Hajde ta bëjmë një foto!
Basha – fëmijëve: Sa orë kishit sot?
Fëmijët: 6
Basha: A bëtë anglisht
Fëmijët: Po
Basha: Shumë mirë se anglishtja do ju duhet, do jetë gjuhë e dytë se ne do hyjmë në Bashkimin Europian.
A e dini pse kam ardh këtu? Se më tha kryetari i bashkisë që kjo shkollë ka dalë jashtë funksionit, që ju mësoni me turne.
Kjo shkollë duhet të rregullohet. Kemi ardh për ju që ta keni të ardhmen më të sigurtë.
Kaq kisha unë. Tani vazhdoni ju se ne kemi punë të tjera këtu.
Video:
Diskutime rreth kësaj post