Në një takim që është duke zhvilluar këtë pasdite me studentë të Universiteti Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, kryeministri i vendit është shprehur edhe një herë se çfarë do të ndodhë me përgjysmimin e tarifës.Përgjysmimi i tarifës, një ndër 8 pikat që studentët kanë parashtruar në kërkesat e tyre, për të cilat kanë 16 ditë që protestojnë, Rama tha se tarifa për studimet e ciklit bachelor do të përgjysmohet për të gjithë, pa nivel mesatare të caktuar, por për të gjithë.
Rama sqaroi se kjo do të ndodhë vetëm këtë vit, për t;u dhënë një fillim të ri, por nga viti tjetër akademik, tarifa do të paguhet në bazë të notës mesatare.
“Këtë vit do të paguajnë gjysmë tarife edhe ata me katra e me pesa, por kjo do të ndodhë vetëm këtë vit dhe ta harrojnë që vitin tjetër akademik, ata me katra e pesa nuk do ta paguajnë më këtë, nëse nuk duan të mësojnë është problem për ta”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post