Kryeministri Edi Rama gjendet në Nju Jork, aty ku së bashku me delegacionin shqiptar do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rama duket se e ka shfrytëzuar kohën në Nju Jork edhe për të takuar Përfaqësuesin Special të caktuar nga BE për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pikërisht kjo ka qenë tema e nxehtë e takimit me Ramën që shkruan në Facebook: “New York – Me mikun e mirë Miroslav Lajčák, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”.
Diskutime rreth kësaj post