Ministrja e Financave Anila Denaj, ka dhënë sot një intervistë ndryshe në emisionin ‘Historia ime’. Ajo ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private. Ministrja ka zbuluar se ajo ka një pasion e cila është zhytja nënujore, ajo tani është një zhytëse profesionale me licencë. Madje ka treguar se nuk ia thotë shumë gatimit dhe di të gatuajë vetëm makaronat klasike.
Mirela Milori: Me gatimin keni lidhje?
Anila Denaj: Vetëm makarona dhe ato më klasiket.
Mirela Milori: Mendova “scuba diving”,(zhytëse nënujore), minister e Financave, 18 vite në një kompani gjermane me rregulla strikte të cilat ju kanë kalitur, mendova që dhe tek gatimi, apo këtë e ka Klodi?
Anila Denaj: Do të thosha që as ai nuk e ka në shtëpi, por unë jo një herë. Mundet që për arsyet e emergjencës të siguroj një ushqim deri tek makaronat pastaj.
Mirela Milori: Raporti me miqtë tani që jeni ministre, vazhdon të jetë apo ka mungesa?
Anila Denaj: Unë ata që bëj miq, i kam gjithë jetën edhe ata që kam në Shqipëri dhe ata që i kam jashtë. Ndërkohë ka qenë gati e pamundur këto dy vite dhe dy muaj sepse intesiteti ka qenë i lartë. Unë jam mësuar dhe në bankë sepse intensiteti nuk ka qenë më i vogël, por këto dy vite kanë qenë më të pazakontë dhe ka qenë viti i fundit si rezultat i shumë ngarkesave për të përballuar edhe me akte juridike, nevojat buxhetore për rindërtimin, për shëndetësinë etj, kështu që nuk ka patur mundësi sepse dalim vonë dhe marrëdhëniet i mbajmë me WhatsApp me Zoom.
Diskutime rreth kësaj post