Konferenca e Donatorëve është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi janë dhuruar rreth 1.15 miliardë euro që do të përdoren për rindërtimin e vendit tonë.
Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se duhet të nisë puna menjëherë dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë.
Basha shkruan:
“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.
Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.
Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.
Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.”
Diskutime rreth kësaj post