Një 62 vjeçar është vënë në pranga, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi vëllain e tij.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Astrit Muçka, 62 vjeç, banues në fshatin Dardhas.
Dyshohet se ky shtetas, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit A.M, 49 vjeç.
Për këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”
Diskutime rreth kësaj post