Policia e Lezhës, kas arrestuar pasditen e sotme shtetasin Alfred Prendi, 36-vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.
Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka pasur me shtetasin Gj. S. 55-vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Diskutime rreth kësaj post