Anjeza Husha, administratorja e kopshtit privat “Diren” ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancë. Ajo akuzohet për keqtrajtim të të miturit dhe shpërdorim detyre.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Hushës dhe në seancën e radhës priten konkluzionet e prokurorisë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në qershor të këtij viti, ku nëpërmjet pamjeve filmike dukej Husha që dhunonte një fëmijë 3-vjeçar. Menjëherë pas publikimit të rastit dhe dy prindër të tjerë që kishin fëmijët në këtë kopësht kanë bërë denoncim për dhunë fizike dhe psikologjike të vogëlushëve të tyre.
Vetë Husha është shprehur më herët se është penduar dhe se situata i kishte dalë jashtë kontrollit, shrkuan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Diskutime rreth kësaj post