Të shumta kanë qenë reagimet publike pas rastit të dhunës së ushtruar ndaj një fëmije 3-vjeçar në një kopsht privat në Tiranë. Ndër reagimet e shumta ishte edhe ai i Turjan Hyskos, i cili është shprehur i prekur.
Në një postim në Instagram Stories, Turi shkruan:
Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! Kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar, por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi ‘stop’ për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…
Diskutime rreth kësaj post