Policia maqedonase ka identifikuar edhe 2 nga 4 agresorët që dhunuan barbarisht deputetin shqiptar Ziadin Sela, të enjten e kaluan së sallën e Kuvendit në Shkup.
Mediat maqedonase raportojnë se për këta dy persona janë lëshuar fletë-arreste. Në një video të publikuar nga Alsat shihet se si këta dy persona, të ndihmuar dhe nga të tjerë, tërheqin zvarrë nëpër shkallë e më pas në korridor Selën, i cili është mbuluar nga gjaku.Po ashtu, shihet se si një nga dhunuesit ka dhe qafën e tij të gjakosur. Pas zgjedhjes në krye të Kuvendit, të shqiptarit Talat Xhaferi, mbështetës së Gruvskit dhe qytetarë u futën me forcë në këtë institucion, ndërsa dhunuan deputetë dhe gazetarë.
Diskutime rreth kësaj post