Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë të dnodhur dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku anëtarët e familjes Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, çka solli dhe shkarkimin e Minsitrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në reagimin e tij basha shkruan se ngjarja e Fushë Krujës nuk duhet të kalojë vetëm me rokadë emrash, dhe se Shqipëria e ka emergjencë ndarjen me krimin njëherë e mirë.
Sipas tij lufta kundër korrupsiojit dhe vetingu i politikanëve mund të apstrojë parlamentin nga krimiminelët.
Postimi i Bashës:
Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.
Per sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post