Robert Aliaj përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka komentuar rastin e rëndë të dhunimit deri në thyerjen e këmbës të një vajze 3-vjeçare në një kopsht privat në kryeqytet nga edukatorja e saj.
Ai e cilësoi ngjarjen shokuese, ndërsa u shpreh i prerë në qëndrimin se ligji në këtë rast duhet të zbatohet në mënyrë të hekurt për të vendosur një shembull.
Aliaj u shpreh se shoqëria shqiptare për arsye edhe historike trashëgon një nënvlerësim për jetën e njeriut, duke e lidhur edhe me rastin konkret.
“Është shokuese, është situatë krejtësisht jo logjike. U preka dhe u trondita shumë nga këto pamje. Ligji duhet të zbatohet në mënyrën më të hekurt për të bërë një shembull në një shoqëri që për arsye edhe historike, trashëgon një farë nënvlerësimi për jetën e tjetrit.
Në atë kopsht ka një celulë shoqërore që tregon si funksionojmë ne si shoqëri. Jemi një shoqëri shumë e rënduar me këto ngjarje. Po na bëhen raste të rëndomta dhe duhet të ketë një reagim”, tha ai mes të tjerash.
Diskutime rreth kësaj post