Kryeministri malazez, Milojko Spajiç ka reaguar pas dhunës barbare të ushtruar ndaj 3 shqiptarëve këtë të shtunë në Malin e Zi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spajiç u shpreh se njëri nga autorët është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Spajiç u shpreh i keqardhur për ngjarjen teksa thekjsoi se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë.
“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan Spajiç në rrjetin social X.
Diskutime rreth kësaj post