Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka dhënë vendimet për ndeshjen e fundjavës kundër Partizanit dhe Skëndërbeut.
Të dyja klubet janë dënuar nga komisioni për sjelljen e gabuar te tifozerive të tyre.
Klubi i Partizanit, “për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.”
Gjithashtu, Partizani do të shdëmtojë edhe stolat e stadiumit “ Elbasan Arena” .
Ndërkohë, Skënderbeu, “për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates” është ky vendimi I marrë nga antarët e komisonit të disiplinës.
Diskutime rreth kësaj post