Lidhur me sherrin e sotëm në Elbasan mes militantëve ka reaguar edhe numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Deklatara e Ballës:
“Te dashur banore te Elbasanit, se pari ju uroj Gezuar Diten e Veres. Asnjehere me pare nje parti politike nuk kishte organizuar nje provokim te tille politik ne Diten e Veres, sikurse beri Lulzim Basha sot. Meqenese Lulzim Basha flet per banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e nje bande pengmarresish te festes, me zhurmen percarese e me flamujt e Partise Demokratike, me 3-4 makina te shtrenjta që xhironin gomat ne mes te mijera qytetareve, familjareve, femijeve!
Elbasanllinjte qe kurre s’jane dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-se kete inskenim te Ilir Metes me duart e Lulzim mavrise! Megjithate 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashke me Saliun, do ta marre pergjigjen per kete spektakel dhunimi te qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave qe turperuan PD ne syte e Elbasanit dhe gjithe Shqiperise!”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post