Dy fise në Krujë janë përplasur fizikisht për guroren në Borizanë të Krujës. Fisi Maja ankohet për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Përplasja mes fiseve Rraja dhe Maja ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta siç janë shkopat e bejzbollit por edhe të pistoletës.
Anëtarët e fisit Rraja kanë shkuar në një lokal në zonë dhe kanë sulmuar me shkopa bejzbolli dy anëtarët e fisit Maja, të cilët në ato momente po pinin kafe.
Rreth 10 persona i sulmuan pa mëshirë, ndërkohë vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i ka drejtuar armën njërit prej tyre në shenjë në shenjë kërcënimi.
Për rrjedhojë policia ka arrestuar 4 persona ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.
Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç. Vëllai i Jashar Majës, i plagosur në sherrin në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona e goditën me shkopa bejzbolli dhe grushte, ka folur për mediet. Murat Maja ka treguar pamjet e shtëpisë së rrënuar dhe ka zbuluar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shendetësore.
“Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeçare. Urdhëro, shikoje! Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë. Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë.
Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prap se nuk mund të qendrojë.
Unë kam qene në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë. Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelali është në dorë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post