Nga Anatole Kaletsky, Project Syndicate
Për ata nga ne të cilët u gabuam për zgjedhjet presidenciale në SHBA, është mirë t’i shtypim reagimet emocionale, të paktën për një muaj ose dy dhe të përpiqemi të kemi një gjykim objektiv rreth asaj që administrata e Donald Trump mund të nënkuptojë për botën. Pra, këtu janë dhjetë pasojat e mundshme të presidencës së Trump, të ndara baras mes të mirave dhe të këqijave.
Lajmi i mirë fillon me zhvillimin e SHBA, që me pothuajse siguri do të kalojë mbi 2.2% të normës mesatare vjetore gjatë mandatit të dytë të presidentit Barack Obama. Kjo për shkak se neveria republikane për shpenzimin dhe borxhin publik vlen vetëm kur një demokrat si Obama merr Shtëpinë e Bardhë. Me një president republikan, partia pothuajse gjithmonë ka qenë e lumtur të rrisë shpenzimin publik dhe të mos vërejë shumë limitet e borxhit, siç ndodhi nën presidentin Regan dhe Bush. Kështu, Trump mund të jenë në gjendje të implementojë stimulin fiskal Kejnezian që Obama shpesh e ka propozuar, por që nuk ka arritur ta ofrojë.
Deficitet si rezultat i kësaj mund të përshkruhen “ekonomi e palës së ofertës” në vend të stimulit Kejnezian, por efekti do të jetë i njëjtë: do të ketë rritje dhe shtim të inflacionit. Teksa ekonomia amerikane shkon në limitet e punësimit të plotë, zhvillimi i mëtejshëm do ta çojë inflacionin më lart, por ky lajm i keq mund të presë deri në vitin 2018 dhe më tej.
Së dyti, reformat e ndjeshme të taksave, siç është një amnisti për kompanitë shumëkombëshe që rikthejnë në atdhe përfitimet e huaja, mund të bëhet më në fund ligj. Hegjemonia e republikanëve do të mundësojë një marrëveshje të lehtë të uljeve të taksave financuar kryesisht nga borxhi më i lartë publik, në vend të përballjes me rezistencën e lobeve që mbrojnë interesa të veçantë. Këto reforma në taksa do të krijojnë deficite buxhetore edhe më të mëdha, që në këmbim do të stimulojë më shumë rritje dhe inflacion.
Një shtytje e tretë për zhvillim ekonomik do të vijë prej liberalizimit. Ndërsa betejat mbi energjinë dhe ligjet mjedisore mund të dominojnë titujt kryesor, impakti më i madh ekonomik do të vijë nga përmbysja e rregullave të bankave. Teksa bankat inkurajohen të çlirojnë standardet e huamarrjes, veçanërisht për familjet me të ardhura të mesme, një shtim i ndërtimit të banesave dhe konsumit nxitur nga borxhi do t’i japë shtysë rritjes. Liberalizimi i tepërt mund të shkaktojë një rikthim të krizës financiare të vitit 2007, por edhe ky është një rrezik që mund të ndodhë në 2018 dhe më pas.
E katërta, Trump mund të jetë një lajm i mirë për stabilitetin gjeopolitik, të paktën në kuptim shkurtërrtër. Preferenca e Trump për një politikë praktike përkundrejt intervencionizmit liberal të Obamës duhet të stabilizojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën teksa bota është ndarë në sfera influence. Trump mund t’i japë Rusisë një dorë të lirë në Ukrianë dhe Siri në këmbim të përmbajtjes në Europën Qendrore dhe Baltik. Dominimi i pashmangshëm i Kinës në Azi mund të jetë i pranueshëm, me kusht që të shmangen luftërat direkte me Japoninë, Tajvanin dhe vende të tjera siguria e të cilave është në teori e garantuar nga traktatët me SHBA-në. Lindja e Mesme është e prirur të mbetet një kazan i trazirave gjeopolitike; por, edhe këtu preferenca e Trump për liderët vendas në vend të ‘promovimit të demokracisë’ mund të kthejë një lloj stabiliteti (me kosto ndaj të drejtave të njeriut).
Së fundmi, zgjedhja e Trump mund t’i detyrojë amerikanët të kuptojnë të metat e demokracisë së tyre, edhe teksa heqin dorë nga “promovimi global i demokracisë”. Fakti se Trumpi humbi me votë popullore me më shumë se dy milionë mund të rikthejë përpjekjet për të reformuar Kolegjin Zgjedhor – përpjekje që tashmë kanë rezultuar në legjilasionin e nevojshëm në shtetet që përfaqësojnë 61% të votave të nevojshme. Dhe kundërshtimi i fuqishëm ndaj Trump në shtete që vendosin trende si Kalifornia dhe Nju Jorku mund t’i inkurajojë votuesit e tyre të zgjedhin legjislatura për të kundërshtuar konervatizmin federal me ligje shtetërore progresive mbi çështje që variojnë nga cilësia e ajrit dhe kujdesi shëndetësor te aborti, trajtimi i imigrantëve dhe kontrolli i armëve.
Tani lajmet e këqija. Për herë të parë që nga vitet 1930, SHBA-ja ka një president që e sheh tregtinë si një lojë ku fiton vetëm njëra palë. Retorika proteksioniste e fushatës së Trump mund të mos ketë qenë fjalë për fjalë e vërtetë, por nëse ai dështon të realizojë çdo premtim tregtar që dha, republikanët do të vuajnë një reagim të keq nga shtresa që janë tashmë votuesit kryesorë, ata që janë pjesë e rajoneve dhe industrive në rënie.
Lidershipi global i SHBA kështu do të largohet nga tregtia e lirë, globalizimi dhe tregjet e hapura. Askush nuk mund të parashikojë pasojat e plota të ndryshimit më të madh të regjimit në menaxhimin ekonomik global që nga vitet 1980; por me siguri do të ketë pasoja negative për ekonomitë në zhvillim dhe kompanitë shumëkombëshe, modelet zhvillimore dhe strategjitë e biznesit të të cilave janë bazuar te tregtia e lirë dhe lëvizja e lirë e kapitalit.
Një kërcënim i dytë, më imediat buron nga uljet e mëdha të taksave dhe rritja e shpenzimit publik në një ekonomi që është pranë punësimit të plotë, që nënkupton inflacion në rritje, norma më të larta interesi ose me gjasa një kombinim të të dyjave. Duke marrë parasysh gjasat e shtimit të proteksionizmit tregtar dhe masat e largimit të punëtorëve imigrantë, rritja e inflacionit dhe normat e interesit afatgjatë mund të jenë shumë dramatike. Ndikimi në tregjet financiare do të jetë përçarës, pavarësisht nëse Fed në mënyrë agresive ngushton politikën financiare për të përvetësuar rritjen e çmimeve apo lë ekonominë të “dalë nga duart” për një vit apo dy, duke lejuar shtimin e inflacionit.
Me ekonominë e SHBA që rritet më shpejt nga sa pritet dhe shtimin e normave të interesit afatgjatë, forcimi i tepërt i dollarit është një rrezik i tretë i madh. Edhe pse dollari është tashmë i mbivlerësuar, mund të kalojë në një spirale të mbipërforcimit, siç ndodhi në fillim të viteve 1980 dhe në fund të viteve 1990, duke bërë që borxhet në dollar të akumuluara në tregjet në zhvillim nga qeveritë dhe kompanitë të joshen nga normat e interesit thuajse zero.
Së katërti, kombinimi i një ngushtimi të dollarit dhe proteksionizmit nënkupton telashe të mëdha për vendet në zhvillim, me një përjashtim të mundshëm për disa ekonomi relativisht të mbyllura si Brazili, Rusia dhe Indi, strategjitë zhvillimore të të cilave janë më pak të mbështetura në tregtinë e lirë dhe financimin e huaj.
Së fundmi, pasojat më e rrezikshme e fitores së Trump mund të jetë efekti ngjitës në Europë. Ashtu sikurse referendumi i Britanisë ofroi një ide të fitores së Trump, ky i fundit duket si një indikator kryesor i përmbysjeve populiste në Europë, që mund të nxisin krizë tjetër të euros dhe të kërcënojnë ndarjen e Bashkimit Europian. Fitoret e tjera anti-establishment, sipas sondazheve, do të jenë në referendumin kushtetues të Italisë dhe zgjedhjet presidenciale të Austrisë. Globalistët mund të shpresojnë që sondazhet të rezultojnë sërish të jenë gabim – por në drejtimin e kundërt./ BIRN
Diskutime rreth kësaj post