Nxirret nga rrënojat e pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës trupi i pajetë i Roza Meçaj, nënës së 30-vjeçares Diena Meçaj që humbi jetën dje në spital vetëm pak minuta pasi u arrit të nxirrej e gjallë nga rrënojat.
Më herët ishte nxjerrë e pajetë edhe vajza e Dienës, 8 vjeçe. Ditën e djeshme, 30 vjeçarja Diena Meçaj humbi jetën në spital, pasi u nxorr e gjallë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në në Durrës. Meçaj humbi edhe vajzën e 8 vjeçar në rrënoja.
Ndërkohë babai i Dienës është i plagosur. Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtetë, duke qenë se pak kohe më parë Diena kishte humbur bashkëshortin.
Deri tani nga Ministria e Mbrojtjes raportohet për 29 persona të vdekur dhe me qindra të plagosur.
Diskutime rreth kësaj post