Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli prej disa ditësh vijon debatin në distancë me mediat në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
Këto të fundit e akuzuan për promovim të funksionarëve të dënuar nga shteti grek, ndërkohë sot kanë dalë dëshmitë e penalitetit të marra në dy vende ku rezuton se s’kanë qenë të dënuar.
Gazheli fton mediat e Hysenbelliut t’i botojnë në respekt të misionit të gazetarisë.
Ndërkohë, ai shigjeton edhe deputetin Ervin Salianji si dhe kreun e PL-së Ilir Meta.
“Çfarë nderi për mua dhe çfarë turpi për partitë e non-gratave që të përdoren nga një i ndëshkuar për evazion si Irfan Hysenbelliu! E kisha dëgjuar që ky Ervin Babalja nxirrej me një telefon në sulm nga Irfani, po sot e provova vetë. Ashtu siç ishte e pritshme që kjo Partia e Lirisë do ishte edhe partia e Irfanit qysh ditën e parë! Por sot e sfidoj përsëri grupin e gjobave mediatike të zotit Irfan të publikojë të katër dëshmitë e pastra të penalitetit nga Greqia për të katër të akuzuarit nga Fania si të dënuar në Greqi! Natyrisht që nuk do t’i publikojnë, sepse ato media me në krye News24 nuk punojnë për të vërtetën po për Fanen dhe të punosh për zotin Irfan do të thotë të jesh edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë“, shkruan Gazheli.
Diskutime rreth kësaj post