Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët në Dhërmi, lidhur procesin e përmbylljes së hipoketimit të shtëpive.
Për Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon i gjithi brenda vjeshtës.
Gjatë fjalës së tij, tashmë kalvari i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfunduar, ndërsa shtoi se në Dhërmi jepen 789 tituj pronësie për shtëpitë e trashëguara.
“Do të jem në Theth pasnesër për të bërë të njëjtin proces, deri poshtë në Konispol. Janë disa pika ku problematika ka qenë e ndryshme. Pra mund të them se sa e pavërtetë është propaganda se në Himarë është bërë një politikë diskriminuese sepse ajo propagandë ka qëllime të tjera, nga interesat tona të përbashkëta dhe nga interesat e banorëve të vetë Himarës. Problemi i regjistrimit të shtëpive, të trashëguara në këto pika, Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi, Hasi, Tropoja dhe në disa pika të tjera është një problematikë që lidhet me faktin se ndryshe nga të gjitha zonat e tjera, e gjithë marrëdhënia e titullit të pronësisë ka qenë e komplikuar.
Pra bëhet fjalë për vendosjen në hartë të pronave edhe të shtëpive që të përputhet plotësisht me hartën e Kadastrës që të mos ketë konflikte. Ajo që e ka ngatërruar që nuk është e njëjta gjë me Thethin dhe zonat e veriut, ku është bërë shumë zullum me letrat dhe AMTP dhe certifikatat dhe shpesh janë gjendur tre pronarë për një pronë. Në mënyrë shumë të rëndomtë një copë tokë bëhet burim konflikti sepse ka pretendent të ndryshëm që tregojnë letra dhe kjo sepse nuk ishte bërë e gjithë baza e punës. Por më në fund e kemi bërë. Ka rëndësi që ky kalvar i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfunduar. Sot janë 789 certifikata”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post