Kryetari i PD ka dalë në konferencë për mediat nga selia blu pas mbledhjes së Kryesisë, duke komentuar faktin se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi hipi sipër makinës së Bashës të parkuar në oborrin e selisë së PD.
Komenti i Bashës:
“Të thërrasësh referendum dhe të hipësh në makinën e kryetarit të PD është tallje me demokratët. Nëse nesër do të ketë një referendum për të shkarkuar Blinken dhe pasnesër për të shkarkuar Biden, të gjithë e kuptojmë që është një tallje e madhe. Ndonëse kemi bërë një ndalje me të kaluarën, nuk më çliron nga keqardhja për nivelin kaq poshtë ku ka rënë i zoti i ashtu quajtur referendum.”-shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post