Historitë e dashurisë vijnë bashkë me këto. Takime miqësore me motra, vëllezër, kushërinj. Ndërsa me prindërit respektivë marrëdhënia ruan një farë zyrtarizmi për shkak dhe të diferencës në moshë, me më të rinjtë e familjes, kthehet në miqësi.
Tashmë, duket se Jon Gjebrea është miku i gjithë të rinjve të familjes së të dashurës së tij.
Ai ka postuar dhe më parë foto me ta, por fotoja e sotme është epike. Katër Haxhiymeri kanë rrethuar Gjebrean e vetëm.
Gjithsesi ai nuk duket se po vuan në minorancë. Sa kohë ka pranë të dashurën dhe njerëzit që ajo do, edhe ai është i lumtur. Aq më tepër që është e sigurt që tashmë ka krijuar miqësi me të gjithë!
Diskutime rreth kësaj post