Astrit Patozi, koordinatori i Bindjes Demokratike, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se “Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë nga drafti i Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi”, por shtoi se “çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar””.
Sipas tij, “sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike”.
“Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve”, shton Patozi.
Postimi i plotë i Astrit Patozit:
“Megjithëse si President e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht.
Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar. Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshmëm për rregullat e lojës së 25 prillit.
Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë?
Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike.
Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve, të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore”, ka shkruar Patozi.
Diskutime rreth kësaj post