“Big Brother VIP 3” ishte një eksperiencë e kërkuar dhe e dëshiruar nga Sara Gjordeni, që erdhi në një moment të vështirë në jetën e saj.
Në një intervistë për “MeKast” me Megi Pojanin, Sara rrëfeu se ftesa për t’u futur në shtëpinë më të fashmë i erdhi në çastin e duhur.
“Kisha pasur një vit shumë të vështirë. Nisa një punë, e pashë që nuk po më plotësonte, mund të bëja diçka tjetër. Në momentin që m’u dha oferta për t’u futur në Big Brother, thashë më duhen këto emocionet e mëdha, më duhet ta kthej jetën time nga e para të shohim se ku do të dalë”.
Madje, para se të bëhej pjesë e formatit, ajo zbulon se hoqi dorë nga shumë gjëra.
“Përpara se të futesha në Big, kam nxjerrë shtëpinë me qira, kam nxjerrë makinën në shitje, hoqa dorë nga puna”.
Megjithatë, ishte një provë që ia vlejti, pasi në “BBV” Sara nisi një romancë me Bardhin, që po e vazhdon edhe jashtë shtëpisë.
Diskutime rreth kësaj post