Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për deputetin Armando Prenga, i përfshirë në konflikt me pjesëtarët e familjes Cali pranë komisariatit të Laçit disa muaj më parë.
Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për deputetin e përjashtuar nga PS pas konfliktit të Laçit.
Ndërkohë, gjykata rrëzoi kërkesën e Prengës për të vijuar procesin ndaj tij me gjykim të shkurtuar, duke argumentuar se kjo procedurë nuk mund të ndiqet në fazën që është gjykimi.
Akuzat në dosjen e prokurorisë ndaj Prengës
Në bazë të hetimeve, të nisura në dt. 05.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme e akuzon shtetasin Armando Prenga për veprat penale:
“Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në ambjente publike, e parashikuar nga neni 278/5 Kodit Penal,
“Plagosja e lehtë me dashje” e shtetasve Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali, e parashikuar 3 (tre) herë nga neni 89 i Kodit Penal,
“Kanosja” e shtetasve Tom Cali, Nikoll Cali, Gjergj Cali dhe Francesk Cali, e parashikuar 4 (katër) herë nga neni 84 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post