Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave.
“Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave”, shkruan Meta në Facebook.
Meta ka bërë një rezyme të gjendjes tejet të rëndë ku ndodhen shqiptarët, ku mbi 67% e poullsisë jeton në kufirin e varfërisë pra me 5.5 dollarë në ditë.
Kryetari i PL, thekson se nga viti 2017 qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë indeksimin e pagave gjë e cila është detyrim ligjor dhe kushtetues.
Diskutime rreth kësaj post