Vizita e shumëpërfolur e kryeministrit grek në Shqipëri, Aleksis Tsipras është shtyrë pas Pashkëve, megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare.
Sipas Kathimerini-t kjo shtyrje është e lidhur direkt me vështirësitë e negociatave mes Athinës dhe Tiranës, për marrëveshjen detare.
Kjo gazetë, ndër më të mëdhatë në Greqi, shkruan se ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias të enjten do të bëjë një vizitë 1 ditore në Tiranë për të takuar homologun shqiptar dhe më pas do të udhëtojë drejt Vjenës për takim me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov.
Kathimerini shkruan se çështja e detit mes dy vendeve ka marrë një publicitet negativ. Athina e kërkon me ngulm këtë marrëveshje, pasi do të shtyhet edhe me 6-12 milje detare në Detin Egje. Po ashtu kjo gazetë flet edhe për një presion të Truqisë ndaj Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post