Përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Spanjën këtë javë, pas reshjeve intensive historike, kanë krijuar një situatë alarmante, duke transformuar pjesë të vendit në një “det të brendshëm.” Në vetëm disa orë, ra shi aq sa zakonisht bie në një vit, duke shkaktuar përmbytje të rënda që theu brigjet e lumenjve dhe përmbyti rrugët e shtëpitë.
Sipas raportimeve, të paktën 155 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e kësaj katastrofe, një ngjarje që thekson rritjen e reshjeve ekstreme për shkak të ngrohjes globale dhe ndotjes nga karburantet fosile. Imazhet satelitore tregojnë se pjesë të Spanjës tani duken si një zgjatim i Detit Balearik, pasi reshjet kanë shndërruar tokën e thatë në një hapësirë të madhe uji.
Ujërat e përmbytjeve shfaqen në nuanca të ndryshme të së kaltrës dhe kanë mbuluar zona të mëdha, duke i kthyer ato në ishuj të vogla. Në imazhet satelitore, rrugët që më parë ishin të dukshme tani shfaqen si të mbushura me ujë, duke theksuar shkallën e katastrofës. Ndërkohë, dhjetra persona mbeten të zhdukur që nga e enjtja, ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit vazhdojnë.
Diskutime rreth kësaj post