Romeo Veshaj është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë për raportin e tij me vajzat, edhe pse prej kohësh duket se vijon të jetë në lidhje me Aleksia Peleshin.
Jonida Maliqi është shfaqur ditën e djeshme me një xhaketë të cilën Romeos ja kemi parë në dalje televizive në “Shiko Kush Luan”.
Gjithashtu disa komente të shkëmbyera me mikun e saj i japin pikërisht vëmendjen kryesore xhaketës ku Jonida shprehet:
“Deri tani ende nuk më është mërzitur kështu që prit edhe pak”.
Kaq është dashur që në rrjet të shpërthejnë zërat se mes Jonidës dhe Romeos nuk ka marrë fund dhe presim lajme të reja nga dyshja.
Diskutime rreth kësaj post