Dy krerët e koalicionit të majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta hëngrën darkë deri në orët e pas mesnatës në një restorant në Pazarin e Ri duke diskutuar për raportin që do të kenë në zgjedhjet e qershorit.
Dëshmitar i rastësishëm ne ketë takim, ishte edhe ish-kreu i ALUIZNI-t të Tiranës dhe kandidati i demokratëve për bashkinë e Sarandës në 2015, Kreshnik Bozho, shkruan Albeu.com.
Ai ka dhënë detaje nga darka mes Ramës dhe Metës në Facebook duke theksuar se ishte një darkë e tensionuar ku në një moment kryeministri ka ngritur zërin duke thënë: Nuk ta jap dot atë ministri i burrë!
“Jam ne te njejtin lokal ku po darkojne dy nga tre bashkekryetaret e koalicionit qeverises ( fatkeqesisht ). Ne nje moment u degjua Rama, qe pothuajse bertiti: Nuk ta jap dot ate ministri mo burrrr, joo! . . . dhe kane pothuajse 15 minuta qe po heshtin”, ka shkruar Bozho në Facebook. /Albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post