Dalin te tjera detaje nga ngjarja e rende shenuar ne Vlore, ne lagjen Pavaresia, ku ne nje banese jane gjetur trupat e pajete te asfiksuar te nje cifti bashkeshortesh. Rrok dhe Prena Tata kane vdekur qe dje, por sot eshte mesuar e verteta nga fqinjet te cilet kane kerkuar te hapin deren por nuk hapej.
Informacion paraprak nga Policia Vlorë:
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post